BallinaShowBizSelena Gomez prish raportin edhe me mikeshën e ngushtë, Nicola Peltz

Selena Gomez prish raportin edhe me mikeshën e ngushtë, Nicola Peltz

Të ngjajshme

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë...

Selena Gomez ka realizuar një festë beqarie me mikeshat e saj, pak ditë para martesës me producentin Benny Blanco. Në postimet e saj, Gomez shihej duke festuar buzë detit, me bikini të bardha dhe vello nuseje, si dhe duke kaluar kohë me shoqet në një vilë luksoze.

Por fansat vunë re menjëherë mungesën e dukshme të Nicola Peltz, 30 vjeç, e cila jo vetëm që nuk ishte e pranishme në festë, por nuk i pëlqeu dhe as komentoi postimin e Gomez në Instagram.

Mungesa e Peltz vjen vetëm pak javë pasi edhe vetë Gomez nuk mori pjesë në ceremoninë e rinovimit të betimeve martesore të Peltz me Brooklyn Beckham, pavarësisht se dikur deklaronte se ishin aq të afërta, sa i quanin veten një “treshe”. Sipas burimeve, marrëdhëniet mes dyshes janë ftohur pasi Selena është ndjerë e zhgënjyer nga sjellja “si divë” e Nicole-s.

Megjithatë, miqtë e Peltz dolën në mbrojtje të saj, duke i thënë The Standard: “Shumë nga shoqet e Selena-s nuk ishin të pranishme. Nuk është e drejtë që gjithçka të bëhet rreth Nicola-s, kur vëmendja duhet të jetë te Selena dhe dita e saj e madhe.”

Në të njëjtën ditë që Gomez publikoi fotot e festës, Peltz shpërndau në Instagram Story imazhe nga një mbrëmje romantike me bashkëshortin e saj, Brooklyn, 26 vjeç.

Burime pranë çiftit kanë thënë më herët se Gomez dhe Peltz janë distancuar pas disa “momenteve të tensionuara”. Sipas një të afërmi që foli për The Sun: “Vitin e kaluar, Selena vuri re që sjellja e Nicola-s ndaj saj dhe Benny-t ishte një garë e vazhdueshme për vëmendje. Gjatë darkave apo drekave, ajo mundohej të ulej gjithmonë aty ku fotografët mund ta kapnin më mirë, dhe nuk ishte shumë e sjellshme me Selena-n kur nuk ishte në qendër të vëmendjes.”

Sipas tij, rrethi shoqëror i Nicola-s dhe Brooklyn-it është ngushtuar gjithnjë e më shumë: “Disa miq u janë larguar sepse kanë kuptuar si sillet Nicola, dhe Brooklyn nuk po bën shumë për ta ndryshuar këtë dinamikë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz