back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaBotëSHBA-të grumbullojnë luftanije dhe trupa në Karaibe

SHBA-të grumbullojnë luftanije dhe trupa në Karaibe

Të ngjajshme

Kushtetuesja ia nis punës për rastin që ua çoi Lista Srpska

Lista Serbe është ankuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me...

Kim Jong Un zhduk çdo gjurmë të ADN nga Pekini

Një ndër momentet që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Të paktën 15 të vdekur pasi tramvaji në Lisbonë del nga shinat

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi teleferiku...

Haziri kritikon Kurtin: I dha homazh një të dënuari për krime lufte në Kosovë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në Debat Plus ka folur edhe...

Luftanijet amerikane hynë në Kanalin e Panamasë, ndërsa vazhdon grumbullimi i madh i forcave dhe mjeteve detare në dhe përreth Karaibeve Jugore.

Shtatë anije luftarake amerikane, së bashku me një nëndetëse sulmuese të shpejtë me energji bërthamore, kanë mbërritur ose pritet të jenë atje së shpejti, së bashku me mbi 4 mijë e 500 marinsa dhe marinarë.

Për presidentin Donald Trump, luftimi i karteleve të drogës është prioritet për administratën e tij. Stephen Miller, zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, tha se grumbullimi ushtarak ka për qëllim “luftimin dhe çmontimin e organizatave të trafikimit të drogës dhe karteleve”.

Deri tani është ende e paqartë se çfarë roli do të ketë ushtria amerikane në çmontimin e trafikut të drogës.

Shumica e drogës që shkon nëpërmjet detit në Shtetet e Bashkuara kalon nëpërmjet Paqësorit dhe jo Atlantikut, ku ndodhen forcat amerikane. Ndaj, zyrtarët venezuelas besojnë se qeveria e tyre mund të jetë objektivi i vërtetë.

Në fillim të gushtit, Shtetet e Bashkuara dyfishuan shpërblimin për informacionin që çon në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në 50 milionë dollarë. Ai akuzohet si kreu i një karteli droge dhe për lidhje me grupe kriminale.

Ushtria amerikane po fluturon gjithashtu aeroplanë zbulimi P-8 në rajon për të mbledhur informacione.

Mijëra venezuelas u mblodhën në Karakas për t’u anëtarësuar në forcat e Milicisë Kombëtare Bolivariane pas thirrjes së presidentit Nicolas Maduro. Kjo është faza e dytë e rekrutimit që prej fillimit të tensioneve.

Të hënën, Karakasi njoftoi dislokimin e 15 mijë forcave ushtarake në kufirin me Kolumbinë për të garantuar sigurinë dhe për të luftuar trafikun e drogës në rajon.

Ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello, tha se operacioni do të përqendrohet në rajonet Zulia dhe Tachira, duke përdorur dronë, anije, avionë dhe automjete të tjera për të patrulluar zonën kufitare.

Kolumbia gjithashtu vendosi të përforcojë me mjete dhe forca ushtarake kufirin me Venezuelën. Qindra mjete ushtarake dhe ushtarë u panë duke inspektuar automjete në pikat e kontrollit, një ditë pasi presidenti Gustavo Petro urdhëroi përforcimin e pranisë ushtarake në zonë. /klannews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz