back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeKPK-ja mban testin kualifikues për prokurorë, marrin pjesë 330 kandidatë

KPK-ja mban testin kualifikues për prokurorë, marrin pjesë 330 kandidatë

Të ngjajshme

Moti mbi vendin tonë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era...

Viti i ri shkollor, Rama viziton dy shkolla në Kryeqytet

Sot ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor 2025-2026...

Në Kosovë 36 vatra zjarri, katër ende aktive – thirrje qytetarëve për kujdes

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë ditës...

Tahiri: Shteti në pushim, qytetarët në hall e kryeministrit i konvenon kjo gjendje

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka...

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka mbajtur sot testin kualifikues, si fazë e përcaktuar në kuadër të procedurave të rekrutimit dhe emërimit të 21 prokurorëve të rinj në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.

Testi u zhvillua në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

Në respektim të parimit të transparencës, llogaridhënies dhe barazisë në qasje, pyetjet e testit kualifikues janë hartuar sot, në ditën e testimit, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim të garantimit të integritetit dhe besueshmërisë së procesit të rekrutimit.

Në këtë test morën pjesë gjithsej 330 kandidatë.

Mbajtja dhe administrimi i testit u mbikëqyr personalisht nga kryesuesi i Komisionit, Ardian Hajdaraj, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të këtij Komisioni.

Procesi është vëzhguar dhe monitoruar gjithashtu nga përfaqësues të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

Pas përfundimit të këtij testi, procesi i rekrutimit do të vazhdojë me fazat e tjera të parapara, përkatësisht me testin me shkrim dhe intervistimin e kandidatëve, duke u zhvilluar në përputhje me standardet më të avancuara të meritokracisë, profesionalizmit dhe paanësisë, të garantuara me legjislacionin përkatës dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e prokurorisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz