back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeErërat e forta e çojnë në Shqipëri parashutistin nga Maqedonia e Veriut,...

Erërat e forta e çojnë në Shqipëri parashutistin nga Maqedonia e Veriut, policia i ndihmon

Të ngjajshme

Mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit, një aksident përfundon me fatalitet

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1916 gjoba për kundërvajtësit...

Bajrami: Arsimi në Kosovë ka pësuar vetëm degradim, na duhet reformë rrënjësore

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjendja...

Aksident trafiku tek “Rruga C” në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën “C” në...

Top lista e ngjarjeve kryesore!

Vera po përfundon, shkolla po ja nis, moti po...

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se policia kufitare ka ndihmuar një sportist të Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë duke flutuar me paraglajder. Policia e shtetit atje, ka bërë të ditur se parashutisti ishte ngritur në fluturim porse, për shkak të erërave të fuqishme që kanë qenë sot, sportisti ka devijuar fluturimin.

Policia shqiptare ka thënë edhe se sportisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se, i njëjti është dërguar në pikën kufitare në Qafë Thanë ku pastaj ka kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi:

Pogradec

Policia Kufitare i shkoi në ndihmë një sportisti të Maqedonisë së Veriut, që fluturonte me paraglajder.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Qafë Thanë, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.

Sportisti falënderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz