back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaShowBizDua dhe Callum bëhen ortakë në biznes, kjo është kompania që themeluan

Dua dhe Callum bëhen ortakë në biznes, kjo është kompania që themeluan

Të ngjajshme

​Mbyllet marrëveshja, Isak lojtar i Liverpoolit për një shifër rekorde

Liverpooli ka rënë dakord për një marrëveshje për të...

Tregu i lirë i energjisë – bizneset paralajmërojnë valë të re të shtrenjtimeve

Rritja e çmimit të energjisë elektrike gjatë muajit maj...

Mbi 600 njerëz të vdekur nga tërmeti në Afganistan

Mbi 620 njerëz humbën jetën dhe më shumë se...

Gjysmë ore pritje për të dalë nga Kosova, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga...

Moti mbi vendin tonë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era...

Dua Lipa dhe Calum Turner kanë vendosur të bashkëpunojnë, duke synuar të hyjnë së bashku në botën e biznesit.

Çifti, i cili u fejua disa muaj më parë, ka themeluar së fundmi kompaninë TwentyTwo Films Limited, e cila do të merret me prodhimin e filmave dhe programeve televizive. Si këngëtarja 30-vjeçare ashtu edhe aktori 35-vjeçar zotërojnë aksione të barabarta në kompani.

Një burim pranë çiftit, për The Sun, u shpreh: “Dua dhe Calum janë njerëz shumë ambiciozë dhe kanë shumë plane për sipërmarrje që duan t’i zhvillojnë së bashku. Ajo është përpjekur më parë të përfshihet në industrinë e filmit, por nëse do të nisë projekte të reja, dëshiron të ketë më shumë kontroll krijues.”

I njëjti burim shtoi: “Ata kanë shumë ide që besojnë se do të funksionojnë. Është ende herët, por motorët janë ndezur dhe gjithçka po ecën përpara.”

Kjo nismë e re e kujton rrugën e ndjekur nga Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj, producenti Tom Ackerley, të cilët krijuan kompaninë LuckyChap – përgjegjëse për prodhime të suksesshme si “I, Tonya”, “Saltburn” dhe “Barbie”, ku mori pjesë edhe vetë Dua Lipa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz