back to top
Saturday, August 30, 2025
BallinaLajmePacolli akuzoi Isufajn për grafitët “Albin dorzohu në prokurori”, reagon me shqetësim...

Pacolli akuzoi Isufajn për grafitët “Albin dorzohu në prokurori”, reagon me shqetësim shoqata e prokurorëve: Sulm, e pavërtetë

Të ngjajshme

Trump fotografohet në fushën e golfit/ Përse njerëzit menduan se kishte vdekur?

Ekzistojnë katër arsye të çuditshme pse njerëzit menduan se...

Llapi e rikthen në skuadër Muhamet Hysenin

Skuadra e Llapit ka bërë një tjetër transferim gjatë...

A është e ligjshme thirrja e mbledhjes së Kryesisë pa u konstituuar Kuvendi?

Analisti politik Albert Krasniqi ka komentuar thirrjen për mbledhje...

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim për deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, znj. Fitore Pacolli, drejtuar ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj,” thuhet në reagim.

Shoqata thekson se deklarata të tilla janë të pavërteta dhe cenojnë besimin në drejtësi. “Shoqata thekson se shkrime dhe deklarata të tilla janë të pavërteta dhe të pabazuara, dhe cenojnë integritetin e sistemit prokurorial si dhe besimin e qytetarëve në drejtësi,” ka deklaruar Shoqata.

Tutje, Shoqata e Prokurorëve ka theksuar se sulmet politike ndaj prokurorëve janë të papranueshme.

“Shoqata nënvizon se çdo tentim për të vënë në shënjestër prokurorët përmes deklaratave politike është sulm ndaj pavarësisë së institucionit të Prokurorisë dhe, si i tillë, është i papranueshëm,” thuhet më tej.

Reagimi vjen pas postimit të deputetes Pacolli ku ajo shkruante: “Breaking News: Blerim Isufaj themelon një OJQ e cila lansohet publikisht me parullën e parë të zezë në Prishtinë: ‘Albin dorzohu në prokurori’.”/RTK/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz