back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeBekë Berisha: Goxha do njerëz kanë fol keq kundër UÇK-së, tash po...

Bekë Berisha: Goxha do njerëz kanë fol keq kundër UÇK-së, tash po dalin kundër Bashës sikur po e mbrojnë UÇK-në

Të ngjajshme

Argjentina shpall listën për kualifikueset e fundit, ftohet Messi

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën e lojtarëve për...

Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar...

Ambasadori britanik rikonfirmon qëndrimin: Konstituoni Kuvendin, krijojeni qeverinë e re

Britania e Madhe, përmes ambasadorit në Kosovë, Jonathan Hargreaves,...

Deputetët e kuvendit do të mbidhen sot në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.  Deputeti nga radhët e AAK-së  Bekë Berisha ka komentuar situatën e krijuar së fundi rreth raportimeve të një studimi për UÇK-në, ku bashkëautor ishte Dimal Basha.

Beka tha se jo vetëm Basha por janë dhe disa personalitete që kanë shkruar kundër UÇK-së, e tashmë po dalin kunder tij, kinse po e mbrojnë UÇK-në.

“Kogja do njerëz që kanë fol keq kundër UÇK-së . Tash po  dalin kunder  Dimal Bashës, kishe po e mbrojnë UÇK -në. Po më kujtohet, e shihni çka kanë fol Mehmet Kraja e Isa Mustafa për UÇK- në.  Dimal Basha është qytetar i Kosovës, duhet me mbajtë gojen pak dhe s’duhet me u bullizu deri në atë formë. Është deputet i zgjedhur, është reflektim i krejt kësaj që ka ndodh këtu i përçarjes etiketimeve, i këtyre poshtërsive që i kemi përjetu ne në Kosovë“, tha ai.

Ndërsa thotë se nuk është pishman që e votoi Bashën.

“S’jam pishman, duam me i zgjedh këto nyje me ec përpara. Këta janë deputete e zgjedhur të Kosovës”, tha ai../Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz