BallinaLajmeBashkautori i shkrimit kundër UÇK, Dimal Basha: Akt patriotik të votohet Nenad...

Bashkautori i shkrimit kundër UÇK, Dimal Basha: Akt patriotik të votohet Nenad Rashiq që e njeh Republikën

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në konferencën e sotme ka bërë thirrje që deputetët ta votojnë Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.

“Unë dua ta bëj një ftesë dhe një lutje për të gjithë deputetët që të votojnë për Nenad Rashiqin sepse është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën tonë sepse do të kemi një serb, pra një deputet që përfaqëson interesat e qytetarëve të kësaj republike dhe e njeh Republikën e Kosovës”, tha ai.

“Unë dua t’iu njoftoj se sot do të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, pra te hedhja e shortit dhe siç e dini Rashiq është votuar vetëm edhe një herë dhe unë si administrues i shortit kam tregu që duhet së paku një herë, duke marrë parasysh që Gjykata ka thënë për kryetarin duhet të ezaurohet 3 herë secili kandidat, kështu që Rashiq nuk i ka marrë votat për nënkryetar një herë, janë edhe dy mundësi tjera. Shto faktin këtu që Lista Serbe po refuzon të kandidohet”, tha ai.

“Iu bëj thirrje të gjithë deputetëve që është një mundësi jashtëzakonisht e madhe dhe mendoj që është një akt patriotik që sot ta votojmë dhe në kreysi të kuvendit ta kemi një nënkryetar që e njeh Republikën e Kosovës dhe punon për interesat e saj”. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz