back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeDimal Basha reagon pas dorëheqjes së Liburn Aliut: “E çmoj kontributin e...

Dimal Basha reagon pas dorëheqjes së Liburn Aliut: “E çmoj kontributin e tij, pakënaqësitë janë pjesë e demokracisë”

Të ngjajshme

Çka nëse Kurti s’arrin ta bëjë Qeverinë të dielën?

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës,...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet...

Aida u jep ndjekësve lajmin e papritur

Këngëtarja e njohur Aida Doci ka njoftuar ndjekësit se...

Ahmeti: Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi, që është AKI-ja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka komentuar dorëheqjen e ish-ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili një ditë më parë u largua nga posti i tij në shenjë pakënaqësie me votimin e Bashës në krye të Kuvendit.

Në një konferencë për media, Basha tha se e ka lexuar këtë dorëheqje si shprehje pakënaqësie, por shtoi se nuk dëshiron të japë shumë komente për vendimin e Aliut.

“Dorëheqjen e Liburn Aliut unë e lexova si shprehje pakënaqësie. Nuk duhet të komentoj shumë. E çmoj kontributin e atij aktivisti në Lëvizjen Vetëvendosje dhe e respektoj po ashtu punën që e ka bërë si ministër”, deklaroi Basha.

Ai theksoi se pakënaqësitë janë normale brenda një partie dhe pjesë e natyrshme e demokracisë.

“Është e natyrshme të ketë pakënaqësi mes nesh. Kjo është demokracia, sepse edhe në familje ka pakënaqësi ndonjëherë. E përsëris, e çmoj kontributin e tij në Lëvizje dhe në Ministri”, shtoi Kryekuvendari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz