back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeArtikulli i Bashës kundër UÇK-së, Quni: Njerëz që bëjnë akuza të tilla...

Artikulli i Bashës kundër UÇK-së, Quni: Njerëz që bëjnë akuza të tilla janë të padijshëm ose të nxitur nga agjenda të huaja

Të ngjajshme

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Klinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën...

Pse George Clooney anuloi angazhimet në Festivalin e Filmit?

George Clooney u sëmur gjatë promovimit të filmit të...

Dembele apo Yamal? Busquets “e voton” Topin e Artë

Ousmane Dembélé kundër Lamine Yamal. Kanë mbetur më pak...

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas publikimit të artikullit nga Dimal Basha në vitin 2012, në të cilin pretendohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte marrë mbështetje financiare dhe logjistike nga grupe kriminale dhe trafikantë të drogës.

Quni thekson se akuzat ndaj UÇK-së nuk janë të reja, por pavarësisht përpjekjeve për ta njollosur luftën, thelbi i së vërtetës dhe historisë mbetet i pandryshuar.

“Akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk janë diçka e re, por thelbi i së vërtetës dhe historisë mbetet i pandryshuar. Është e rëndësishme të kuptojmë kontekstin e asaj kohe. UÇK-ja lindi si një lëvizje e armatosur, si rezistencë ndaj dhunës dhe spastrimit etnik të ushtruar nga regjimi i Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare të Kosovës. Qëllimi i saj kryesor ishte mbrojtja e popullit dhe lufta për liri”, tha ai.

Sipas tij, nuk ka asnjë argument apo fakt që e mbështet idenë se UÇK-ja ishte një organizatë kriminale.

Përkundrazi, bashkëpunimi i saj me NATO-n dhe forcat ndërkombëtare gjatë luftës është dëshmi e qartë e legjitimitetit dhe drejtësisë së luftës çlirimtare.

“Nuk ka asnjë argument për ta njollosur luftën çlirimtare dhe për ta quajtur UÇK-në në tërësi një organizatë kriminale apo e mbështetur nga grupet kriminale. UÇK-ja bashkëpunoi me forcat ndërkombëtare, veçanërisht me NATO-n, gjatë luftës së Kosovës. Ky bashkëpunim nuk do të ishte i mundur nëse vendet kryesore të botës do ta shihnin UÇK-në si një organizatë kriminale apo terroriste. Përkundrazi, bashkëpunimi tregon njohjen e saj si një forcë legjitime që i shërbente një qëllimi të drejtë”, theksoi Quni.

Quni e cilëson si propagandë çdo përpjekje për të njollosur luftën e UÇK-së dhe thotë se njerëzit që bëjnë akuza të tilla, pa fakte e argumente, janë ose të padijshëm, ose të nxitur nga agjenda të huaja.

“Shpesh, akuzat e tilla bëhen pjesë e propagandës që ka për qëllim të minimizojë rëndësinë e luftës çlirimtare dhe sakrificave të popullit të Kosovës. Është detyra jonë të ndajmë të vërtetën historike nga spekulimet dhe të kujtojmë se lufta e UÇK-së ishte një luftë për liri dhe drejtësi. Çdonjëri, që pa asnjë fakt e argument, ngrit dyshime për pastërtinë e UÇK-së, është ose i padijeshëm ose i ngarkuar me mision nga agjenturat e huaja. Të tillët nuk do të duhej të kenë përgjegjësi të lartë shtetërore. Ata që e shtrembërojnë të kaluarën e UÇK-së, e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës”, përfundoi ai për GazetaBlic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz