BallinaLajmeMushkolaj: Dimal Basha është bashkautor i një propagande monstruoze kundër UÇK-së, duhet...

Mushkolaj: Dimal Basha është bashkautor i një propagande monstruoze kundër UÇK-së, duhet të japë përgjegjësi

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Analisti dhe opinionisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, lidhur me përfshirjen e këtij të fundit në një artikull të botuar në vitin 2012, në të cilin Ushtria Çlirimtare e Kosovës përshkruhet si një organizatë e lidhur me krimin e organizuar dhe e financuar nga trafikantë.

Në një postim në Facebook, Mushkolaj thekson se Basha nuk mund të fshihet pas pretendimit se ishte vetëm “autor kontribues”, duke theksuar se emri i tij figuron si bashkautor i artikullit, gjë që sipas tij e bën plotësisht përgjegjës për përmbajtjen e tij, raporton lajmi.net

“Dimal Basha është ‘bashkautor’, e jo ‘autor kontribues’ në artikullin në të cilin UÇK portretizohet si organizatë kriminale, e financuar nga trafikantë droge dhe njerëzish. Edhe po të ishte ‘autor kontribues’ i vetëm një rreshti të vetëm, ai nuk do duhej të lejonte që emri i tij të figuronte në një punim të tillë,” ka shkruar Mushkolaj.

Ai e ka cilësuar përpjekjen e Bashës për t’u shfajësuar si të dëmshme dhe thellësisht të pabesueshme.

“Përpjekja e tij për shfajësim vetëm sa e zhyt më thellë në honin e propagandës monstruoze, si ajo e Dick Martyt,” shtoi analisti.

Mushkolaj përfundon duke kërkuar llogaridhënie politike nga kreu i Kuvendit të Kosovës.

“Dimal Basha duhet të japë përgjegjësi për propagandimin e narrativës anti-UÇK dhe akuzat që përmban artikulli, bashkautor i të cilit është.”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz