back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeDeputeti shqiptar në Zvicër: Glauk, je një rrezik – Të jesh afër...

Deputeti shqiptar në Zvicër: Glauk, je një rrezik – Të jesh afër Albin Kurtit si afër Enver Hoxhës

Të ngjajshme

Abdixhiku: Nuk mund të qeveris me dikë që e shkel Kushtetutën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save...

Shyhretja ndan moment romantik me bashkëshortin: “Dashnia është njësoj si ditën e parë”

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka...

Nëse jep dorëheqje Dimal Basha, a mund ta zëvendësojë Albulena Haxhiu si ushtruese detyre?

Pas muajsh bllokadë institucionale, Dimal Basha u zgjodh dje...

Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, e ka këshilluar Glauk Konjufcën që të tërhiqet nga Vetëvendosje.

Sipas tij, Konjufca është në rrezik, sepse të jesh afër Kurtit është “si me qenë afër Enver Hoxhës”.

“Këshilla ime për Glauk Konjufcën –

Glauk, mendohu seriozisht për tërheqjen nga LVV.

Sepse mes meje e teje, me qenë afër Kurtit është si me qenë afër Enver Hoxhës… kujtoje kur papritmas i largonte të gjithë rreth vetes.

Edhe ti, Glauk, je një rrezik për Kurtin, sepse në opinionin publik dukesh më i matur dhe më i balancuar se ai.

Mos e harro këtë.”, ka shkruar ai.

Prandaj, ai tha se ish kryeparlamentari duhet ta marrë këtë hap, që do t’ia mundësonte ta tregojë pavarësinë politike.

“Kjo do të ishte një hap i mençur nëse dëshiron ta shpëtosh dhe ta forcosh karrierën tënde politike.

Një vendim i tillë do të të hapte mundësi të reja dhe do të tregonte pavarësinë tënde politike.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz