back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaSportZhegrova e tregon me krenari pasaportën shqiptare, e përcjell me himnin kombëtar

Zhegrova e tregon me krenari pasaportën shqiptare, e përcjell me himnin kombëtar

Të ngjajshme

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Lillet, Edon Zhegrova ka qenë në vëmendjen e të gjithëve gjatë kësaj vere, edhe pa u paraqitur asnjë minutë në fushë që tetë muaj.

Ylli dardan së fundmi është pajisur edhe me pasaportë shqiptare, e cila – sipas mediave shqiptare dhe italiane – do t’ia lehtësojë transferimin te Juventusi.

Kjo pasi lojtarët shqiptarë nuk llogariten më të huaj me rregulloren e Federatës Italiane të Futbollit.

Gjatë ditës së djeshme ishte vetë Zhegrova që postoi një foto në rrjetet sociale, ku bëri me dije se është pajisur me pasaportën shqiptare.

Teksa, sot ylli i Kosovës e ka postuar një foto të pasaportës në rrjetin social Instagram, ku e përcjelli edhe me Himnin Kombëtar Shqiptar.

Edon Zhegrova u rikthye në skuadrën e Lille fundjavën e kaluar, kur u ftua për ndeshjen ndaj Monacos në Ligue 1, teksa mund të jetë edhe një nga emrat e ftuar për ndeshjet e shtatorit të Kosovës, që i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz