back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeNga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë

Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë

Të ngjajshme

Më herët u njoftua se qarkullimi në këtë vepër infrastrukturore do të ishte pa tarifë deri në fund të sezonit turistik. Parashikimet janë deri në datën 15 shtator, më pas do të nisë aplikimin tarifa 10 euro vajtje-ardhje për makinë.

Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe rruga nga Dukati drejt Palasës përshkohet për 7 minuta, nga 45 që nevojitej nga Qafa e Llogarasë.

Projekti ka dy tunele, ku njëri prej tyre është i emergjencës. Parashikimet janë që në rast të rritjes së fluksit të turistëve, të dy tunelet do të vihen në funksion të qarkullimit.

Menaxhimi i vetëpagesave për këtë vepër publike do të bëhet nga shoqëria aksionere e krijuar për këtë qëllim që njihet me emrin Enti Kombëtar i Operimit Rrugorë, shkruan Syrinet.

Kompania është me kapital shtetëror dhe përfaqësohet nga ministria Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas të dhënave kjo shoqëri do të ofrojë shërbimin e operimit, mirëmbajtjes së portave automatike, sistemin e tarifimit, shpërndarjen e biletave si dhe aboneve mujore për përdoruesit.

Aktualisht tri janë segmentet rrugore që aplikojnë pagesë, rruga Milot-Morinë, Thumanë-Kashar, si dhe Dukat-Palasë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz