back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti po mbetet vetëm – Bashkëudhëtarët e tij të vjetër po...

Albin Kurti po mbetet vetëm – Bashkëudhëtarët e tij të vjetër po largohen një nga një!

Të ngjajshme

Albin Kurti karrierën e tij politike deri në ardhjen në pushtet e ka ndërtuar përmes protestave që shpeshherë kanë rezultuar të dhunshme dhe, fatkeqësisht, në disa raste edhe fatale.

Megjithatë, bashkudhëtarët e tij politikë kanë nisur të largohen dhe të distancohen prej tij, transmeton Lajmi.net.

Ky proces nisi vite më parë, kur një pjesë e Vetëvendosjes u shkëput dhe themeloi subjektin e ri politik – Partinë Socialdemokrate (PSD). Emra si Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Nol Nushi, Fisnik Ismajli, Azdren Shala e të tjerë u larguan nga VV-ja, si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve të brendshme me Albin Kurtin.

Por largimi i shokëve të vjetër të Kurtit nuk përfundoi me kaq. Gjatë viteve kemi parë figura si Florin Krasniqi të distancohen publikisht nga Kurti, duke rrëfyer histori aspak të mira për liderin e Vetëvendosjes.

Në vitin 2024, Kurti shkarkoi zëvendësministrin e Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrin, pas një deklarate të ashpër dhe të papranueshme ndaj ndërkombëtarëve. Vokrri, që nga ajo ditë, nuk ka bërë asnjë paraqitje publike, duke u zhdukur pothuajse plotësisht nga skena politike.

Ndërkohë, sot (27 gusht 2025), edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, dha dorëheqje nga posti. Ai u shpreh i pakënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.

“Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj që sapo ia dorëzova Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që kjo zgjedhje nuk është në frymën dhe në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsyeja ime për angazhim”, shkroi Aliu në postimin e tij.

Aktualisht, disa nga emrat e vetëm që kanë mbetur përkrah Kurtit nga rrugëtimi i tij i gjatë politik janë Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz