Kryeministrja Yulia Svyrydenko tha se burrat ukrainas të moshës 18-22 vjeç, tani lejohen të kalojnë kufirin lirisht në të dyja drejtimet sipas gjendjes së jashtëzakonshme.
Rregulloret e mëparshme të futura pas pushtimit të fqinjit nga Rusia në shkurt 2022, ndalonin burrat e moshës 18-60 vjeç të largoheshin nga vendi, transmeton Telegrafi.
“Kjo vlen për të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe. Vendimi vlen edhe për qytetarët që, për arsye të ndryshme, ndodhen jashtë Ukrainës”, shkroi Svyrydenko në Telegram, duke iu referuar një dekreti qeveritar.
“Ne duam që ukrainasit të mbajnë një maksimum lidhjesh me Ukrainën. Ndryshimet hyjnë në fuqi një ditë pas publikimit zyrtar”, shtoi kryeministrja ukrainase.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, vazhdon t’i bëjë thirrje aleatëve perëndimorë që t’i bëjnë presion Rusisë dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës.