back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeZjarri në një furrë buke në Mitrovicë, lëndohet i riu që hyri...

Zjarri në një furrë buke në Mitrovicë, lëndohet i riu që hyri ta ndal

Të ngjajshme

Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë

Më herët u njoftua se qarkullimi në këtë vepër...

Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, nuk raportohet për të lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth...

Kosovari kapet duke vozitur 181 km/orë në kantonin e Lucernës

Një burrë kosovar 32-vjeçar u arrestua të martën mbrëma...

Furra e bukës “Adriatiku” në Mitrovicë është kapluar nga zjarri dje rreth orës 22:18.

Në vendngjarje ka dal Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca pasi që një person ka tentuar ta fik zjarrin dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Personi i lënduar është dërguar në emergjencë ndërsa pas trajtimit është liruar në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Fexhrije Pllana.

“Me datën 26.08.2025 rreth orës 22:18 ne stacionin policor Jugu Mitrovicë është pranuar informata se ne Shesh-Mitrovicë Jug është duke u djegur  furra Adriatiku. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësite policore, njësia e zjarrfikëseve si dhe Ambulanca, pasi që një kalimtar i rastit i moshës madhore ka tentuar ta fik zjarrin dhe ka pësuar lëndime te lehta trupore, i cili është dërguar në emergjence ku pas marrjes se trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi”, ka thënë Pllana.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz