back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeMinistria e Mbrojtjes ndan 777 mijë euro për bileta aeroplani, do të...

Ministria e Mbrojtjes ndan 777 mijë euro për bileta aeroplani, do të blihen mbi 2 mijë – i kërkon sa më shpejt

Të ngjajshme

Ministria e Mbrojtjes, që udhëhiqet nga Ministri në detyrë Ejup Maqedonci, ka shpallur tender në vlerë prej 777 mijë euro për blerjen e biletave të aeroplanit për udhëtime zyrtare. Me këtë shumë planifikohet blerja e 2 mijë e 50 biletave për nevojat e Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, një biletë pritet të kushtojë rreth 350 euro, teksa relacionet nuk janë përcaktuar.

“Vlera e biletës prej 350 euro është një vlerë e paragjykuar që shërben vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës. Çmimi real do të krijohet përgjatë zabtimit të kontratës nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo system tjetër të barasvlershëm ose sisteme online”, thuhet tek pjesa e dosjes për çmimet.

Në njoftim specifikohet se kompania fituese do të bartë përgjegjësinë e të gjitha shpenzimeve nëse anulohet fluturimi nga ana e kompanisë.

“Të gjitha biletat duhet të dërgohen në mënyrë elektronike tek menaxheri ose ndihmës menaxheri i Kontratës, ndërsa në raste të zakonshme kur biletat nuk mund të dorëzohen në formë elektronikë ato duhet të dorëzohen në letër në ambientet e Autoriteteve Kontraktuese ose drejtpërdrejt tek udhëtari jo me vonë se 6 orë pas kërkesës.”, thuhet në njoftim.


Shërbimet kërkohet të jenë të kualitetit të lartë.

“Faturat origjinale duhet te sillen ne kopje fizike tek menaxheri ose ndihmës menaxheri I Kontratës. Ofertuesi i shërbimit duhet të fillojnë shërbimet sa më shpejt që është e arsyeshme e mundur pas marrjes së urdhrit me ekspeditën e duhur dhe pa vonesë. Shërbimet furnizimet duhet te jenë të kualitetit të lartë dhe në përputhje me normat dhe standardet të specifikave të fushës përkatëse”, specifikohet në dosje.

Afati për pranimin e ofertave përfundon më 19 shtator, në orën 14:00.

Aktualisht Ministria nuk ka kontratë për shërbime të tilla, dhe me këtë ka arsyetuar shkurtimin e afatit.

“Arsyeja e shkurtimit të afatit është e rëndësisë se veçantë pasi që nuk kemi kontratë për këto shërbime të cilat janë më së të domosdoshme që MM dhe FSK t’i ketë në vazhdimësi shërbimet e transportit ajror dhe ne këtë mënyrë ti sigurojmë kontratën ne një afat sa më të shpejt që është e mundur këto shërbime”, thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz