back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeAgim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri

Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri

Të ngjajshme

Digjet një furrë buke në Mitrovicë, një i ri thyen xhamin dhe u fut brenda dhe fiku zjarrin

Një furrë buke është djegur në qytetin e Mitrovicës. Siç...

A e dini sa kalori digjen gjatë seksit?

Seksi me siguri nuk mund të konkurrojë me CrossFit...

Futbollisti që e la Zvicrën për Kroacinë e ‘mbron’ Leon Avdullahun

Vonë në mbrëmjen e së hënës, kryetari i Federatës...

​Troccaz: KFOR-i është mision kyç në stabilitetin e Kosovës

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka...

Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, në një lidhje direkte në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur lidhur me një aksion të Policisë së Kosovës në veri gjatë kohës sa ishte në detyrë, të cilin e ka përmendur gazetari Lirim Mehmetaj duke thënë se ishte ndalur nga Albin Kurti.

Veliu ka deklaruar se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar.

“Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin e detajuar për ndërhyrje, dhe Albin Kurti nuk e ka pranuar”, ka thënë ai.

“Unë ia kam kërkuar, por arsyetimi ka qenë pse unë po dua me hap tash telashe. Kjo qeveri me Serbinë, me veriun e të tjera, e të tjera – arsyetime bajate”, ka shtuar ai, duke theksuar se aksioni kishte qenë i ndarë në dy plane: për veriun dhe për lojërat e fatit në kufi.

“Të dy planet kanë qenë të përgatitura, të detajuara. Njëri është plani për veriun, tjetri është plani për lojërat e fatit… Të dyja ia kam kërkuar dhe Albin Kurti, në njëfarë forme, nuk e ka pranuar asnjërën”, ka deklaruar Veliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz