back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeMolliqaj për Dimal Bashën: Kryetar u zgjodh një palaço

Molliqaj për Dimal Bashën: Kryetar u zgjodh një palaço

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Kuvendi i Kosovës zgjodhi për kryetar një palaço, referuar Dimal Bashës.

Molliqaj tha se Kuvendi i Kosovës është duke u bërë cirk.

Ai shtoi se kryetar Kuvendi është në përputhje të plotë me mënyrën se si VV e sheh Kuvendin.

Më poshtë postimi i plotë:

Politika nuk është teori e lojës. Para se të mendosh për fushën, veprimin e radhës dhe kundërshtarët, duhet të kesh bindje e vlera. Në fakt, këto duhet të jenë arsyet e angazhimit politik.

Teoria e lojës ka në qendër interesin vetjak në një situatë ku tjetri shihet si armik. Ky sfond nuk të jep mundësi të shtruar pyetjen se çfarë i duhet vendit. A i duhet vendit një qeverisje thelbësisht tjetër nga ajo që kemi? Kjo është pyetja e munguar, seancat, bllokadat ishin veçse stërkeqje simptomash të kësaj pyetjeje të mbuluar e të shtypur. Dikush jepte kushte pa e menduar që tjetri mund edhe t’i plotësonte; dikush mendonte çfarë tjetri s’paramendonte dot. Linja e demarkimit midis Kuvendit dhe Qeverisë është absurde, po të kesh parasysh mënyrën e përqendrimit të pushtetit në VV. Aty ekziston vetëm figura e Njëshit. Çdo dallim tjetër është iluzion, madje naivitet. VV, në anën tjetër, siç duket nuk besonte që PDK do t’i përgjigjej. Vështirë ta dimë sot nëse ky mosbesim vinte ngaqë ata më së miri e njohin Dimalin, apo sepse tash fillon rrjedhja e afatit kur numërohen ditët për Qeverinë.

Sidoqoftë, Kryetari i Kuvendit u zgjodh një palaço sepse Kuvendi po bëhet cirk. Por, kur Kuvendi bëhet cirk, vullneti dhe interesat e njerëzve janë objekti i vërtetë i talljes. Ky nuk është humor, kjo është dhunë. Pra, zotërinjtë u patën qartë në mes tyre, vetëm që në fund të na vinte Dimal Basha.

Dimal Basha si Kryetar Kuvendi është në përputhje të plotë me mënyrën se si VV e sheh Kuvendin, dhe më tej, vetë demokracinë: të nënshtruar deri në përdhosje nga teket e Liderit Suprem.

Dimal Basha si Kryetar Kuvendi tregon përhumbjen dhe frikën nga hegjemonia e partisë-shtet që ekziston në PDK e LDK.

Në anën tjetër, nga bllokada për kryetarin, tash bllokada ka si gozhdë nënkryetarin e komunitetit serb. Në të dyja rastet bllokues është Lëvizja Vetëvendosje, kurse të bllokuar në bllokadën e saj mbeten PDK e LDK. Kësaj here shantazhi është Lista Serbe, ndërsa të intimiduar brenda kësaj hegjemonie mbeten si pengje PDK e LDK.

Po ta kishte seriozisht, sidomos po të kishte guxim, Qeveria përmes provave nga organet e sigurisë do të mund ta shpallte atë të jashtëligjshme. Dihet mirëfilli se kështu ka bërë në dy raste të tjera. Por kjo nuk është çështja. Çështja është se po kryen punë frika nga shantazhi i akuzës që VV e sjell përmes Listës Serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz