back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeNgjarjet ditore në parlament, reagon presidentja

Ngjarjet ditore në parlament, reagon presidentja

Të ngjajshme

Burnley publikon formacionin zyrtar, Armando Broja startues

Armando Broja do të luajë sot ndeshjen e tij...

Trazirat në Zvicër, protestuesit fajësojnë policinë për vdekjen e 17 vjeçarit

Lozana e Zvicrës është shndërruar në një fushë betejë...

Katari akuzon Izraelin se po përpiqet të “shtyjë” marrëveshjen e paqes

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është “në tryezë”,...

Austria: Shënohet rënie e numrit të nxënësve të klasës së parë

Viti shkollor 2025/26 do të nisë të hënën në...

Fejohet Taylor Swift

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, ka njoftuar se...

Nga Presidenca e Republikës së Kosovës është bërë reagimi i parë rreth zhvillimeve të sotme në Kuvend.

Presidenca deklaron se presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur procesin e konstituimit të Kuvendit dhe fillimin e zhbllokimit të tij, shkruan IndeksOnline.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit” thuhet në reagim.

Kujtojmë se Dimal Basha u zgjodh sot kryetar i Kuvendit, në tentativën e tij të dytë për këtë pozitë.

Seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, ku do te vazhdohet emërimi i nënkryetarëve të tjerë të kuvendit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz