Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka caktuar propozimin me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb meqë Slavko Simiq i propozuar nga Lista Srpska nuk mori mbështetjen e nevojshme në tri herë radhazi.
“Në gjykimin tim kandidati është ezauruar, Lista Sprksa po refuzon të propozojë një kandidat tjetër, prandaj vazhdojmë me paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores”.
Ai tha se kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit.
“Ftoj administratën që ta përgatisë tavolinën dhe të gjitha materialet që nevojiten për hedhjen e shortit për zgjedhjen e nënkryetarit nga radha e komuniteteve.
Para kësaj, deputeti Igor Simiq, që propozoi emrin e bashkëpartiakut të tij për nënkryetar, kërkoi që të ketë një orë pushim, meqë nuk po arrihet pajtueshmëri për të zgjedhur Sllavko Simiqin në pozitën e nënkryetarit.
Por, kjo s’u mor parasysh.
Çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për propozimin me short?
Pika shtatë përcakton se në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6, propozimi i kandidatëve bëhet me short, në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse.
Kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit./Express/