back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaShowBizLoredana e ka një ‘selam’ për Jozin

Loredana e ka një ‘selam’ për Jozin

Të ngjajshme

Selimi: Ja pra ku e keni Dimalin Kryetar i Kuvendi, duhet me pa çka VV’ja i sjell Kosovës

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal...

LDK propozon Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit

Po vazhdojnë punimet për konsitutimin e Kuvendit të Kosovës. Më...

‘Si e ëma, si e bija’, Oriola emocionon me fjalët për nënën

Ditën e sotme, modelja shqiptare Oriola Marashi feston. Kjo për...

Pamfleti i Orwell-it për Kuvendin e Kosovës

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është triumf i...

Një nga marrëdhëniet më të përfolura gjatë edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka qenë ajo mes Loredanës dhe Jozit. Dinamika e tyre brenda shtëpisë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media, por si qëndron situata mes tyre pas përfundimit të spektaklit?

Në një intervistë për ‘Revista Who’, e pyetur për këtë raport, Loredana është shprehur prerazi se nuk ka më interes t’i rikthehet asaj historie, duke e konsideruar të mbyllur.

Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi. Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat’- u shpreh ajo.

Kujtojmë se kohë më parë, teksa ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, Jozi ka folur për Loredanën.

‘Asgjë, ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë’– ishte deklarata e Jozit, që më pas u ironizua nga vetë Lori.

Po në atë intervistë, Jozi pranoi se është në një lidhje dashurie.

“Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” tha ai, duke sugjeruar se partnerja e tij është jashtë vëmendjes mediatike. Ende dhe sot nuk kemi parë asnjë foto me partneren e tij të re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz