BallinaLajmeKurti para seancës: Ura mbi Ibër e hapur për qarkullim nga sot...

Kurti para seancës: Ura mbi Ibër e hapur për qarkullim nga sot në ora 9:00, në tjetrën po vazhdojnë punimet

Të ngjajshme

Abdixhiku takon ambasadorin francez: Respektimi i rendit kushtetues, thelbësor për vendin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin...

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Sot është hapur njëra prej dy urave që qeveria në detyrë nisi t’i ndërtojë muaj më parë mbi lumin Ibër. Rreth kësaj ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka uruar banorët dhe qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Kurti ka thënë edhe se punimet në urën tjetër janë duke vazhduar.

‘‘Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.

Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë’’, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz