back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeEdhe një tentim për konstituimin e Kuvendit, kush do të jetë i...

Edhe një tentim për konstituimin e Kuvendit, kush do të jetë i propozuari i radhës i VV-së për kryeparlamentar?

Të ngjajshme

Qalaj: Grupi parlamentar i PDK-së mblidhet për qëndrimin për votim të kryetarit të Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, njoftoi...

Zëvendësministri Durmishi publikon pamje nga ura e re mbi Ibër

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka ndarë sot pamje...

Trump: Televizoneve NBC dhe ABC duhet t’i hiqet licenca, janë të njëanshme

Presidenti Trump ka sulmuar televizonet e njohura amerikane NBC...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Deri me tani, asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Kryeparlamentarit nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave.

Vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për sot, më 26 gusht, në orën 11:00.

Në mbledhjen e së dielës, më 24 gusht, VV-ja propozoi tre kandidatë për këtë post: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën.

Murati mori 55 vota, dy më pak se në seancën e parë ku kishte marrë 57. Po aq vota siguroi edhe Nagavci, ndërsa Basha arriti të marrë 57 vota, duke përfshirë edhe përkrahjen e deputetëve Bekë Berisha (AAK) dhe Arben Gashi (LDK). Deputetët e PDK-së abstenuan nga votimi.

Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur më 15 prill, por pas dhjetëra vazhdimeve deri më 26 korrik, deputetët kanë dështuar ta finalizojnë procesin me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Sipas aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar më 19 gusht, Kuvendi duhet të përmbyllë konstituimin brenda 30 ditësh.

Gjykata ka përcaktuar gjithashtu se votimi për kryeparlamentarin duhet të bëhet me votë të hapur dhe i njëjti kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Deputetët e pranishëm janë të obliguar të shprehin vullnetin e tyre përmes votës: pro, kundër ose abstenim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz