back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeNga 1 shtatori nis mësimi tërëditor në pesë shkolla të Prishtinës

Nga 1 shtatori nis mësimi tërëditor në pesë shkolla të Prishtinës

Të ngjajshme

E dashura e Robertit sot feston 25-vjetorin

Sot është një ditë e veçantë për modelen Ana...

Moti sot

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do...

Nga 1 shtatori nis mësimi tërëditor në pesë shkolla të Prishtinës

Përgatitjet pothuajse kanë përfunduar dhe shkollat janë gati t’i...

Përgatitjet pothuajse kanë përfunduar dhe shkollat janë gati t’i presin nxënësit me 1 shtator.

Korridoret janë renovuar, klasat janë sistemuar dhe gjithçka është vendosur për nisjen e fazës së dytë të mësimit tërëditor në kryeqytet.

E në shkollën “Ganimete Terbeshi” në Prishtinë kjo fazë do të zbatohet për herë të parë, ndërsa përgatitjet janë në fazën finale.
Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të qëndrojnë në këto hapësira nga ora 8:30 deri në 15:30.

E drejtoresha e kësaj shkolle tregon se komuniteti e ka mirëpritur këtë vendim.

“Nga komuniteti vendimi është mirëpritë jashtëzakonisht mirë për arsye që DKA ka bërë një gjithëpërfshirje në sistemin e arsimit do të thotë fëmijet e shkolles Ganimete Terbeshi do të jenë të barabartë me fëmijet në shkollat në qendër të qytetit është një program një reformë krejt e re e mësimit tërëditorë komuniteti e ka pritë mirë sepse janë të lumtur se edhe fëmijet e tyre do të kenë aktivitete brenda dhe jo dikush ti qojë e dikush jo”, është shprehur drejtoresha, Shkurte Gashi.

Ndërsa për sa i përket përgatitjeve, drejtori i arsimit në komunën e Prishtinës Samir Shahini tregon që janë duke punuar nëpër disa shkolla.

“Në kuadër të përgatitjeve janë duke u rregulluar nyjet sanitare pjesërisht ndërrim të dyerve dhe dritareve dhe kështu gëlqerosje ne pothuajse gjitha këto shkollat e mësimit tërë ditor dhe ajo që është më esenciale është edhe pjesa e rregullimit për kuzhinë në kuadër të shkollës e cila do të shërbejë qe këta 1850 fëmijë në baza ditore me shujta nga kuzhina e kryeqytetit në pjesen e programit na veq se kemi nda orët dhe aktivitetet për pjesen mbikorrikulare bashkë me mësimdhënsit dhe drejtoret në këto 5 shkolla duke përmbyllur kështu në një formë përgatitjet dhe pothuajse gjithçka është gati në shumicën e shkollave që të fillojë saktë me datën 1 shtator mësimi tërëditorë”, ka thënë Shahini.

E njohësi i arsimit Rinor Qehaja thotë që mësimi tërëditor duhet parë si përgjegjësi ndaj nxënësve, e jo si premtim elektoral.

“Mësimi tërëditorë po bën tash disa vite në pilotim dhe po gjen zbatim në komunën e Prishtinës dhe po besoj ka qenë e mjaftueshme për me kuptu nese është një praktik e mire që mund të gjejë zbatim qendrueshem gjithandej dhe jo vetëm në komunën e Prishtinës. Ajo që është super e rendesishme ëshë që komuna edhe tërë institutcionet qendrore të reflektojnë mbi qato praktika tëmira dhe të mos e shohin mësimin tërë ditor vetëm si premtim për përfitime elektorale por mbi të gjitha por si një përgjegjësi që e kanë karshi nxënësve për me ia garantu një shkollim cilësor dhe një kohë te mirë të qendrimit në shkollë”, është shprehur Qehaja.

Përveq shkolles Ganimete Terbeshi mësimi tërditor në fazën e parë do të fillojë këtë vit edhe në shkollat “Zenel Hajdini” dhe “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, “Ditët e Minatorit” në Kishnicë, “Avni Rrustemi” në Mramur dhe shkolla “Teuta” në Grashticë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz