BallinaLajmeAksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy motra

Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy motra

Të ngjajshme

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Dy motra kanë humbur jetën të dielën në mbrëmje pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë, raporton A2 CNN. Viktimat janë Ela dhe Rezi Dhimaku nga Delvina. Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Antonela Zhupa, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës.

Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15. Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Lancia, motra e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeç, ndërsa udhëtarja tjetër, 24-vjeçarka Zhupa, ka mbetur e plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /A2CNN

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz