Tranferimi i Victor Bonafice te Milani është komplikuar.
Kuqezinjët nuk ishin shqetësuar mbi gjendjen fizike të sulmuesit nigerian, ku kërkuan teste mjekësore më të detajuara, shkruan IndeksOnline.
E Drejtori sportiv i bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka ”kërcënuar” skuadrën e Milanit se marrëveshja do të prishet.
Ai në një intervistë për ”BILD” tha se nëse Boniface rikthehet te Leverkuseni, marrëveshja do të përfundojë dhe nuk do të ketë rinegocim.
“Nëse Boniface kthehet në Leverkusen, marrëveshja me Milanin do të përfundojë. Ky nuk është sekret i madh.
Rinegocimi i marrëveshjes? Nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Gjendja e tij fizike është përmirësuar.”, ka deklaruar Rolfes./IndeksOnline/