back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaSportSuperliga rikthehet me xhiron e dytë, luhen ndeshje interesante

Superliga rikthehet me xhiron e dytë, luhen ndeshje interesante

Të ngjajshme

“Djajtë e Kuq” kalojnë në epërsi ndaj Fulhamit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e epërsisë...

​Lista Serbe kthehet në garë, partitë politike me akuza të ndryshe për vendimin e PZAP-së

Partitë politike kanë komentuar vendimin e sotëm të Paneli...

Gjilani kërkah hiç, e mposht Dukagjini i Munishit

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore ndaj Gjilanit me...

Tejkaluan shpejtësinë, gjobitën me nga 300 euro e 3 pikë negative pesë shoferë në Ferizaj

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë...

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me xhiron e dytë, në këtë fillimsezon. 

Javën e kaluar u arritën disa rezultate befasuese, me kampionen në fuqi, Dritën që u mposhtë nga Ferizaj. 

Megjithatë, Drita këtë xhiro do të pushojë, pasi do të luajë të enjten në Luksemburg ndaj Differdange, në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës. Drita e fitoi ndeshjen e parë 2-1, dhe është afër shkruajtjes së historisë. 

Ndeshja ndaj Drenicës është shtyrë për një datë të pacaktuar. 

E sapo inkuadruar në Superligë, Prishtina e Re, e cila e befasoi Malishevën xhiron e kaluar, këtë javë i bënë konak Ferizajt. 

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Gjilani i Ardian Nuhiut sot do të marrë rrugën për në Klinë te Dukagjini i Ismet Munishit. 

Skuadra klinase u mposhtë nga Prishtina në xhiron hapëse, teksa Gjilani barazoi me Ballkanin. 

Ky i fundit e pret në Suharekë Malishevën e Qatip Osmanit. 

Dy skuadrat synojnë tri pikët e para në stinorin e ri. 

Këto tri ndeshje luhen nga ora 16:30. 

Ndërkohë, nga ora 20:45, në kryeqytet luhet derbi i javës. 

Prishtina e pret Llapin në “Fadil Vokrri”. Kryeqytetasit vijnë nga triumfi ndaj Dukagjinit, ndërsa Llapi pasi barazoi me Drenicën në Skënderaj./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz