BallinaLajmeU godit nga vetura, ky është 87-vjeçari që mbeti i vdekur në...

U godit nga vetura, ky është 87-vjeçari që mbeti i vdekur në Kllokot

Të ngjajshme

Izraeli nuk planifikon bisedime me Libanin?

Izraeli thotë se nuk planifikon të zhvillojë bisedime të...

MKRS aprovon projektin e ndërhyrjeve në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Pas një viti ndërprerje, Komuna e Prishtinës ka rifilluar...

Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për...

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Mustafa Zeqiri, është i moshuari që mbeti i vdekur si pasojë e përplasjes  nga një veturë në Kllokot të premten.

87-vjeçari, sipas policisë, ishte duke kaluar rrugën kur një veturë e goditi atë, dhe për pasojë ai nuk mundi t’iu bëjë ballë lëndimeve të marra.

Sakaq, i dyshuari është arrestuar nga organet e drejtësisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

I ndjeri do të varroset sot në ora 17:00 në fshatin Ballancë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz