BallinaLajmeOda Ekonomike Gjermano-Kosovare po rritet – PrishtinaTicket Schweiz bëhet Premium Member!

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare po rritet – PrishtinaTicket Schweiz bëhet Premium Member!

Të ngjajshme

Revolucion në futbollin anglez: FA prezanton kuota përfaqësimi gjinor dhe etnik

Shoqata e Futbollit të Anglisë po lançon një strategji...

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Rrjeti i OEGJK-së po zgjerohet me hapa të sigurt! Dy kompani të reja kanë aplikuar për t’u bërë Premium Members, duke dëshmuar besimin e tyre në vizionin tonë dhe rritjen e pandalshme të komunitetit që po ndërtojmë.

Në një takim të mbajtur në zyrat e OEGJK-së, me pjesëmarrjen e Presidentit të Bordit, z. Ylli Dushi, Drejtorit Ekzekutiv, z. Besnik Vasolli, Zëvendës Ambasadorit të Gjermanisë, z. Christian Böttcher, z. Besnik Beqiri, ish-President i Bordit, si dhe stafit të OEGJK-së, mirëpritëm përfaqësuesit e kompanive që tashmë kanë vendosur të bëhen pjesë e komunitetit tonë si anëtarë Premium.

Link Aviation Services (LAS) L.L.C. është kompani e specializuar në ndërmjetësim për pajisje dhe transport ajror. Ajo tashmë operon me një shkollë fluturimi në Kosovë dhe ka plane ambicioze për zhvillimin e mëtejshëm të aviacionit në vend.

Ndërkohë, PrishtinaTicket Schweiz është ofruese e shërbimeve të lidhura me transportin ajror të pasagjerëve, me mbi 35% të tregut kosovar, dhe ka një vizion të qartë për zgjerim në tregun evropian dhe më gjerë.

Çdo anëtar i ri Premium sjell vizion, energji dhe vlera unike, duke e forcuar OEGJK-në si platformë kyçe për partneritete strategjike, investime dhe zhvillim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit dhe forcimit të rolit të OEGJK-së në zhvillimin ekonomik të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz