back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNetanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

Të ngjajshme

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...
- Advertisement -

Sipas OKB-së në disa pjesë të Rripit të Gazës njerëzit vuajnë nga uria. Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut tha se uria në Gazë përbën një krim lufte. Kryeministri i Izraelit e quajti raportin “kryekëput gënjeshtër”.

Volker Türk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se uria e konstatuar në disa pjesë të Gazës veriore është “rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të ndërmarra nga qeveria izraelite”.

Ai shtoi se “përdorimi i urisë si metodë lufte përbën krim lufte”.

Deklarata e Türk-ut për gazetarët erdhi pasi disa organizata ndërkombëtare, që përdorin për vlerësimet e tyre instrumentin Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore (Integrated Food Security Phase Classification – IPC), deklaruan se ka “prova të arsyeshme” se disa pjesë të Rripit të Gazës po vuajnë nga zia e bukës.

Instrumenti IPC

IPC është një nismë e përbashkët e disa organizatave ndërkombëtare që ofron një kornizë të standardizuar për vlerësimin dhe klasifikimin e shkallës së pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes akute.

Për të deklaruar zyrtarisht gjendjes e vuajtjes nga uria sipas klasifikimit IPC duhet të përmbushen tri kritere: të paktën 20% e familjeve përballen me një mungesë ekstreme ushqimi, të paktën 30% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja akute dhe që çdo ditë vdesin drejtpërdrejt për shkak të urisë dy persona për çdo 10,000 vetë.

Fletcher: Uria mund të parandalohej

Shefi i OKB-së për ndihmat humanitare, Tom Fletcher, tha se uria mund të parandalohejnëse OKB-së nuk do t’i ishte ndaluar që të dergonte furnizime me ndihma ushqimore. “Nëse do të na ishte lejuar vazhdonim dërgimin e ndihmave zija e bukës mund të parandalohej. Kurse tani ushqimet mbeten në kufi për shkak të pengesave sistematike nga Izraeli”, tha Fletcher.

Guterres: Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pa u ndëshkuar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i quajti kushtet në Rripin e Gazës si “katastrofë të shkaktuar nga njeriu”, duke shtuar se Izraeli është i detyruar sipas ligjit ndërkombëtar që të siguronte rrjedhën e ndihmave humanitare. “Nuk mund ta lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa u ndëshkuar”, shtoi ai.

Netanjahu: Klasifikimi i IPC-së është gënjeshtër

Izraeli e hodhi poshtë vlerësimin e IPC-së për zinë e bukës në disa pjesë të Rripit të Gazës, duke thënë se raporti bazohet në “gabime metodologjike” dhe “burime jo të besueshme”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e quajti raportin e mbështetur nga OKB-ja “kryekëput gënjeshtër”.

Netanyahu tha se raporti i IPC-së, sipas të cilit të paktën 514,000 vetë po përjetojnë aktualisht zi buke në Rripin e Gazës, injoronhapat humanitare të Izraelitgjatë javëve të fundit.

“Izraeli nuk ndjek një politikë urie, Izraeli ndjek një politikë për të parandaluar urinë”, tha Netanjahu në një deklaratë./DW/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz