back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeBehrami për gjyqtarët e prokurorës e Speciales: U kthyen në instrumente të...

Behrami për gjyqtarët e prokurorës e Speciales: U kthyen në instrumente të politikës

Të ngjajshme

Renditja historike e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një arritje historike në...

Sa janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë?

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...

Krasniqi: Fushata zgjedhore më e moderuar, partitë po lënë hapësirë për bashkëpunim pas zgjedhjeve

Analisti politik Albert Krasniqi vlerëson se fushata aktuale zgjedhore...
- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se sanksionimi i ish-gjyqtarit të Speciales, Nicolas Guillou, është vetëm një prej rasteve kur gjyqtarët e Speciales u kthyen në mekanizma të politikës.

Ai ka përmendur edhe Jack Smithin e Alex Whiting.

- Advertisement -

Postimi:

Rasti i ish-gjyqtarit Nicolas Guillou, i cili kishte urdhëruar arrestimin e krerëve të UÇK-së dhe bastisjen e banesës sime, është shembulli më i qartë se si drejtësia është shndërruar në mjet politik.

Nuk është rastësi që ky person tashmë gjendet nën sanksione, pikërisht sepse ka përdorur mjetet juridike si armë politike, duke e zhveshur punën e tij nga çdo element të paanshmërisë gjyqësore.

Ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një modeli më të gjerë.

Jack Smith, ish-kryeprokuror i Dhomave të Specializuara, pas mbylljes së mandatit në Kosovë, u dërgua në SHBA për të ngritur akuza të motivuara politikisht ndaj presidentit Donald Trump.

Pasuesi i tij, Alex Whiting, ndoqi të njëjtën rrugë. Dhe tani, Guillou vetë është vendosur në vijën e parë për ndjekjen e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke treguar qartë se ky “profil gjyqësor” përdoret për misione politike ndërkombëtare.

Kështu, Gjykata Speciale për Kosovën nuk është asgjë më shumë sesa një instrument i politikës së stilit Eulex 2.0, një mekanizëm i ndërtuar për qëllime politike, e që tashmë ka tejkaluar kufijtë e Kosovës nga logjika instrumentalizuese.

Në vend që të garantojë drejtësi të paanshme, ajo po shërben si mjet për ndërhyrje në proceset e brendshme politike të vendeve të tjera – duke e shndërruar drejtësinë në një instrument të pastër të pushtetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz