back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeArrestohet një person për vjedhje në Ferizaj, i sekuestrohen trotinetë dhe biçikleta...

Arrestohet një person për vjedhje në Ferizaj, i sekuestrohen trotinetë dhe biçikleta me vlerë mbi 4 mijë euro

Të ngjajshme

Paracetamoli mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët në barkun e nënës

Gratë shtatzëna duhet të marrin paracetamol vetëm me këshillën...

Hakerët ndërprenë komunikimin me më shumë se 60 anije iraniane

Grupi i hakerëve “Lib-Duhtegan” njoftoi se kreu me sukses...

Yndyra e ‘fshehur’ po ju plak në heshtje

Edhe njerëzit e dobët mund të jenë në rrezik...

Kur fillon plakja e vërtetë?

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi...

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, pas një pune hetimore intensive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në këtë qytet.

I dyshuari B. T., 28-vjeç, gjatë periudhës 1 korrik – 19 gusht 2025, kishte kryer disa vjedhje në banesa dhe objekte banesore në Ferizaj. Nga hetimet është vërtetuar se ai ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4 mijë e 220 euro, të cilat më pas i kishte shitur tek persona të tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

Policia ka bërë të ditur se sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

Ndërkohë, ndaj dy personave të tjerë, G. B., 33-vjeç dhe B. H., 25-vjeç, është iniciuar rasti penal për veprën “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kishin pranuar se ishin në dijeni për origjinën e sendeve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura të tjera hetimore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz