back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeNuk ndalet debati virtul, Quni – Gërvallës: Kur anija rrezikon të fundoset...

Nuk ndalet debati virtul, Quni – Gërvallës: Kur anija rrezikon të fundoset të parët që largohen janë brejtësit dhe ata që mendojnë për vetën

Të ngjajshme

Paracetamoli mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët në barkun e nënës

Gratë shtatzëna duhet të marrin paracetamol vetëm me këshillën...

Hakerët ndërprenë komunikimin me më shumë se 60 anije iraniane

Grupi i hakerëve “Lib-Duhtegan” njoftoi se kreu me sukses...

Yndyra e ‘fshehur’ po ju plak në heshtje

Edhe njerëzit e dobët mund të jenë në rrezik...

Kur fillon plakja e vërtetë?

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka vazhduar përplasjen me deputeten nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, Donika Gërvallën, pasi që kjo e fundit sot ka përmendur Qunin dhe disa deputetë të tjerë, duke thënë se ata u bën bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër saj.

Quni në reagimin e tij ka thënë se ‘’brejtësit janë të parët që braktisin anijen kur ajo rrezikon të fundoset. Pas tyre vijnë ata që mendojnë vetëm për veten’’.

Deputeti ka shtuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së, duke kritikuar kështu Gërvallën që është larguar nga kjo parti.

“Brejtësit janë të parët që braktisin anijen kur ajo rrezikon të fundoset. Pas tyre vijnë ata që mendojnë vetëm për veten. Kur anija shpëton, ata bëhen xhelozë sepse nuk ishin pjesë e shpëtimit dhe fitores. Fundosja e LDK-së do të thotë fundosja e Kosovës. Unë do të jem këtu për aq kohë sa ka njerëz qe e duan LDK-në të fundosur”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz