back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaSportEra Elezaj transferohet tek gjigandi turk “Kuzeyboru”

Era Elezaj transferohet tek gjigandi turk “Kuzeyboru”

Të ngjajshme

Roger Federer bëhet miliarder!

Roger Federer ka hyrë në listën e miliarderëve të...

​Fluksi i automjeteve, në këto dy pika të kalimeve kufitare vazhdojnë pritjet e gjata

Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-daljet e pikave...

Petkoviq i takon në Rashkë përfaqësuesit e Listës Srpska pasi nuk u certifikuan nga KQZ

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë...

La Gjermaninë për të kontribuuar në Kosovë/ Kush është Alisa Jetullahu e LDK-së?

Alisa Jetullahu është pjesë e gjeneratës së re të...

Një lajm i madh për sportin pejan dhe atë kosovar! Volejbollistja pejane, Era Elezaj, vetëm 16 vjeçare, ka arritur një marrëveshje me ekipin gjigand turk “Kuzeyboru”, për të vazhduar rrugëtimin e saj në njërën prej ligave më të forta të Evropës.

Era e nisi volejbollin në qytetin e saj të lindjes, Pejë, tek ekipi “Suti Sport”, ku me punën e madhe të trajnerëve, talenti i saj jo vetëm që u shfaq, por edhe u formua një kampione e re. Qysh në vitin e parë, ajo arriti të ndihmojë ekipin të shpallet kampion me të gjitha gjeneratat e reja.

Ambicjet e saj për të vazhduar rrugëtimin në Superligën A e nxitën atë të nënshkruante me klubin e “Fushë Kosovës”, ku me mjaft sukses ishte pjesë e ekipit të parë gjatë gjithë sezonit.

Me shtatëlartësinë e saj, ajo ra në sy edhe të ekspertëve të volejbollit evropian, çka solli disa oferta, ndër to edhe një prej më seriozeve nga klubi turk “Kuzeyboru”, me të cilin Era ka nënshkruar marrëveshjen.

Vlen të theksohet që Era vjen nga një familje sportistësh, nga familja Elezaj e Radacit, e cila me krenari po lë gjurmë edhe në volejbollin ndërkombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz