back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeDitë e gjashtë e kërkimeve për Beqir Malokajn në Istog, kryetari Ferati...

Ditë e gjashtë e kërkimeve për Beqir Malokajn në Istog, kryetari Ferati iu bashkua ekipeve

Të ngjajshme

Haxhiu, Gërvalla e Murati – Kush e ka radhën të “digjet” nga Kurti të dielën?

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ndonëse është institucion vendimmarrës...

Fejohet djali i Labinot Tahirit, jehon kënga

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri sonte ka festuar një...

Meta nga qelia: Gjyqtari Erjon Çela, noter i SPAK-ut në shërbim të Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një...

Roger Federer bëhet miliarder!

Roger Federer ka hyrë në listën e miliarderëve të...

Janë bërë gjashtë ditë prej kur ka nisur kërkimi i Beqir Malokajt, i cili u raportua si i zhdukur në Istog.

Njësiteve kërkuese të FSK-së, Policisë së Kosovës, klubit alpin “Podguri”, Shoqatës së kërkim-shpëtimit dhe qytetarëve, sot iu bashkua edhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati.

“Si institucion komunal, mbetemi të përkushtuar për çdo qytetar, duke ofruar mbështetje dhe praninë tonë aktive kudo ku ka nevojë” ka deklaruar Ferati.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot, në ditën e gjashtë të kërkimit të personit të humbur, Beqir Malokaj, mobilizimi ishte i jashtëzakonshëm. Ekipet nga njësitë lokale, FSK, Policia e Kosovës, Klubi Alpin Podguri, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ambulanca dhe qytetarët po bashkëpunojnë si rrjet i përbashkët, duke kërkuar çdo gjurmë të bashkëqytetarit tonë nga Saradrani, z. Malokaj.

Si institucion komunal, mbetemi të përkushtuar për çdo qytetar, duke ofruar mbështetje dhe praninë tonë aktive kudo ku ka nevojë.

Faleminderit të gjithëve për angazhimin dhe përkushtimin. Qëndrojmë me shpresë që ta gjejmë Beqirin, shëndosh e mirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz