back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmePeci – Qunit: Kur partia braktis premtimet dhe parimet, largimi është akt...

Peci – Qunit: Kur partia braktis premtimet dhe parimet, largimi është akt nderi

Të ngjajshme

Deputeti i GUXO-s, Faton Peci ka reaguar deklaratës së deputetit të LDK-së, Anton Qunit i cili tha për Donika Gërvallën se ka dezertuar.

“Pse është e rëndësishme besnikëria në politikë?Për mua, besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Kjo vlen edhe për politikën. E dëgjova ankesën e deputetes Donika Gërvalla-Schwarz që nuk e votova për kryetare të Kuvendit. Kjo më bëri të reflektoj mbi një standard që unë e kam thelbësor: besnikërinë. Kam një parim të palëkundur, si në jetë, ashtu edhe në punë: nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë. Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë”, ka shkruar Quni.

Në lidhje me këtë, Peci tha Qunit “në element je ti se ti flet njëherë në vit“.

“Komandant, në element je se ti flet një herë në katër vjet. Po iu përkujtoj që kur partia braktis premtimet dhe parimet, largimi është akt nderi“, ka shkruar Peci në Facebook. /Lajmi.net/ 
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz