BallinaLajmeDimal Basha ia kthen shpejtë ambasadorëve të QUINT-it: Certifikimi i Listës Serbe...

Dimal Basha ia kthen shpejtë ambasadorëve të QUINT-it: Certifikimi i Listës Serbe e vret demokracinë

Të ngjajshme

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar shpejtë ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në lidhje me mos-certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka thënë se VV nuk po kërkon ndalimin e komunitetit serb të marr pjesë në zgjedhje, por po kërkon ndalimin e Listës Serbe.

“Lista Serbe paraqet rrëzik për pluralizmin politik, ka brenda saj zyrtarë që kërcënojnë sigurinë dhe rendin kushtetues, dhe kontrollohet nga Vuçiq. 𝗠𝗼𝘀-𝗰𝗲𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗟𝗶𝘀𝘁ë𝘀 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗲 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗳𝗶𝘁𝗼𝗿𝗲 𝗽ë𝗿 𝘀𝗲𝗿𝗯ë𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽ë𝗿 𝘃𝗲𝘁 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝗻ë 𝗻ë 𝘃𝗲𝗻𝗱, 𝗸𝘂𝗿𝘀𝗲 𝗰𝗲𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗮𝗷 𝗲 𝘃𝗿𝗲𝘁 𝗮𝘁ë“, ka shkruar Basha në Facebook.

Shtetet e QUINT-it dhe BE-ja, kanë thënë se “çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim”, thuhet në këtë reagim. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz