back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajme66% e buxhetit për zgjedhje do të shkojë te 33 TV, 43...

66% e buxhetit për zgjedhje do të shkojë te 33 TV, 43 radio, 8 gazeta dhe 246 portale

Të ngjajshme

66% e buxhetit për zgjedhje ose 397 milion denarë do të ndahen për programin e paguar politik kurse të drejtën për këto përmbajtje e kanë fituar 33 televizione, 43 radio, 8 media të shtypura dhe 246 portale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po ashtu njoftoi se nesër fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore. Ata u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë veten në listë me qëllim që të korrigjohen informacionet e pasakta.

“Nesër më datë 23 gusht fillon afati për shqyrtimin publik të listës zgjedhore që do të zgjasë deri më 11 shtator. Prandaj e shfrytëzojmë këtë mundësi që në funksion të zbatimit të veprimeve tona zgjedhore pa pengesa, në afatin e paraparë, publikisht i njoftojmë dhe i ftojmë qytetarët, të kontrollojnë listën”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.

“E theksuam dhe u bëmë thirrje qytetarëve për kontroll të të dhënave në listën zgjedhore pasi mendojmë se është një ndër proceset e rëndësishme që ne si KSHZ t’i njoftojmë qytetarët, për një arsye, sepse pasi të kalojë ky afat nuk do të mund të bëjmë ndryshim dhe plotësim të listës zgjedhore”, u shpreh Ditmire Shehu, Anëtare. /Alsat/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz