back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeE dhimbshme – Një shkollë në Kërçovë njofton për vdekjen tragjike të...

E dhimbshme – Një shkollë në Kërçovë njofton për vdekjen tragjike të dy nxënëseve: Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd

Të ngjajshme

​Franca, Britania, Gjermania e BE paralajmërojnë Iranin për programin bërthamor

Ministrat e jashtëm nga Franca, Britania e Madhe, Gjermania...

Gjykata e New York-ut rrëzon gjobën milionëshe ndaj Trumpit

Gjykata e Apelit në New York ka rrëzuar gjobën...

​73 raste të dhunës në familje për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon...

Zbatimi i ujdisë: Fëmijët përfitojnë nga bashkëpunimi Comodita-UNICEF

Para një muaji është nënshkruar një marrëveshje mjaft e...

Ne një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë njoftohet për humbjen tragjike të dy nxënëseve të kësaj shkolle, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Nga shkolla kanë shprehur ngushëllimet për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.

Postimi:

Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.

Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm!

U prehshin në paqe!

Me respekt dhe pikëllim të thellë,

Drejtoria dhe stafi i SHMK “Drita” – Kërçovë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz