Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, sulmuesi danez Rasmus Højlund është i hapur për t’u larguar nga Manchester United, por vetëm nëse klubi i tij i ardhshëm pranon një klauzolë blerjeje të detyrueshme, dhe jo thjesht një opsion për blerje.
Højlund dëshiron të ndjejë besim të plotë nga klubi që do ta transferojë dhe kërkon një angazhim të qartë për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net
Kjo tregon se 21-vjeçari nuk dëshiron të mbetet në pasiguri, dhe largimi i tij eventual nga “Djajtë e Kuq” do të ndodhë vetëm në kushte që i garantojnë stabilitet dhe besim të ndërsjellë./lajmi.net/
- Advertisement -