Drejtori i KDI`së Ismet Kryeziu ka thënë se VV po shantazhon e kërcënon gjyqtarët e PZAP, para se këta të fundit të dalin me shqyrtimin e ankesës nga Lista Serbe e cila dje nuk u certifkua nga KQZ`ja, saktësisht nga anëtarët e VV që kërkuan mos certifikimin e këtij subjekti politik.
“Ky veprim përbën ndërhyrje flagrante në pavarësinë institucionale dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë”, ka shkruar ai ndër të tjerar
Reagimi i plotë:
Shënjestrimi, publikimi dhe ekspozimi i gjyqtarëve të PZAP nga deputetë e politikanë të VV-së, para vendimit për certifikimin e Listës Serbe, është akt i papranueshëm shantazhi, kërcënimi dhe presioni politik. Ky veprim përbën ndërhyrje flagrante në pavarësinë institucionale dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë.
Për më tepër, duke qenë se PZAP është paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa i përbërë nga gjyqtarë, çdo presion ndaj tij cenon drejtpërdrejtë besueshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.