back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaLajmePolicia në Gjilan ndalojnë disa persona, konfiskojnë edhe armë e substanca narkotike

Policia në Gjilan ndalojnë disa persona, konfiskojnë edhe armë e substanca narkotike

Të ngjajshme

Super asist nga Arda Guler, Mbappe shënon ndaj Oviedo

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e epërsisë...

Alban Lumi në “Favorit”: Leon Avdullahu, 95% lojtar i Kosovës

Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Alban Lumi,...

Fluks i ulët në kufi, pritjet deri në 20 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat,...

Shukri Buja me aktivitete në Lipjan: Dëshmi që fitorja është e jona

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan gjatë ditëve të fundit ka ndërmarrë disa aktivitete në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Nga PK-ja është shtuar se gjatë këtyre aktiviteteve janë identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar me urdhëresa të gjykatës, si dhe kohe janë konfiskuar armë zjarri dhe mjete të tjera.

Komunikata:

Policia intensifikon aktivitetet për rritjen e sigurisë parandalimin dhe hetimin e veprave penale

Në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit dhe hetim të veprave penale, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan gjatë ditëve të fundit nga data: 13 Gusht deri 21 Gusht 2025 ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh të shtuara operative dhe hetimore.

Gjatë këtyre aktiviteteve janë identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar me urdhëresa të gjykatës siç ju kemi informuar ditë me herët. Gjatë kësaj kohe janë konfiskuar armë zjarri dhe mjete të tjera si:

Katër (4) raste të armëve –pistoleta dhe 29 fishekë;

Tetë (8) raste posedim i pa autorizuar i substancave narkotike;

Dy (2) raste armë të ftohtë (thikë) dhe

Një (1) rast shufër metalike.

Këto veprime janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Policisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar dhe hetuar të gjitha veprimet që bien ndesh me ligjin.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon të gjithë që të vazhdojnë të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë përmes nurmave kontaktues 192, [email protected] apo Stacionin me të afërt të policies.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz