BallinaLajmeMusliu për Muratin: S’votohet një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi...

Musliu për Muratin: S’votohet një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat u ndërtua ky shtet

Të ngjajshme

Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë...

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Deputetja e betuar e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar pse nuk është votuar Hekuran Murati për kryekuvendar.

Sipas saj, nuk votohet për kryetar Kuvendi një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar Kosova, duke bashkëngjitur në shkrimin e saj një status të Muratit nga viti 2016.

“Kur dikush quan luftën e lavdishme të UÇK-së : ‘vetëm tre muaj të një ushtrie guerile’, dhe e krahason atë me kosto buxhetore, nuk është çështje buxheti , është mungesë respekti”, ka shtuar tutje Musliu.

“Nuk votohet për Kryetar Kuvendi një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar ky shtet. Është përçmim i historisë, i familjeve të dëshmorëve, i invalidëve, i veteranëve, dhe i çdo shqiptari që e di çfarë çmimi kemi paguar për lirinë që sot ai e shfrytëzon për t’i fyer ata që e fituan. Nuk mund të udhëheqësh një Kuvend të Republikës së Kosovës, kur nuk e respekton themelin e saj: luftën për çlirim. Ky nuk është vetëm qëndrim politik, është qëndrim moral dhe kombëtar”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz