Propozimi i ri i VV-së për kryetar të Kuvendit Hekuran Murati ka dështuar të marr votat për këtë pozitë.
Për të votuan 57 deputetë, 52 ishin kundër, abstenuan 6 deputetë.
Pas kësaj, kryesuesi i seancës Avni Dehari e ndërpreu seancën, duke njoftuar se vazhdimi do të bëhet pas dy ditësh.
Ndryshe, në seancën e kaluar që u zhvilluar dy ditë më parë, VV-ja propozoi dy emra për këtë pozitë, atë të Albulena Haxhiut dhe atë të Donika Gërvalles. /GazetaExpress