back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeLimaj mesazh Kurtit: Bëni përpjekje për marrëveshje politike – çfarëdo zgjidhje parciale...

Limaj mesazh Kurtit: Bëni përpjekje për marrëveshje politike – çfarëdo zgjidhje parciale provokon situata tjera e jo krijim të institucioneve

Të ngjajshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të ndërmarrin hapa konkretë për të ndërtuar një marrëveshje politike me partitë e tjera, me qëllim krijimin e shumicës parlamentare dhe konstituimin e institucioneve të reja.

Sipas Limajt, çdo përpjekje për zgjidhje të njëanshme apo parciale vetëm sa do ta thellojë krizën politike në vend, transmeton lajmi.net

“Kontributi më i madh, siguria për të ndërtuar institucione është sikurse ka ndodhur çdoherë: kur ju nuk i keni votat e mjaftueshme, bëni përpjekje për të ndërtuar marrëveshje politike, e cila garanton shumicën parlamentare nga e cila del kryetari i Kuvendit dhe Qeveria e Kosovës,” ka deklaruar Limaj.

Ai theksoi se ditët që kanë mbetur duhet të shfrytëzohen për arritjen e një konsensusi politik, në të kundërtën, vendi do të përballet me pasoja institucionale. “Çfarëdo zgjidhje parciale provokon situata tjera, e jo krijim të institucioneve,” përfundoi ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz