Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka përsëritur se duhet një marrëveshje politike që e konstituon edhe Kuvendin edhe e formon Qeverinë.
Ai tha se kur s’ke vota të mjaftueshme atëherë duhet të bëhen përpjekje për të arritur marrëveshje.
“Sikur që ka ndodhë gjithherë, kur s’i keni votat e mjaftueshme bëni përpjekje për marrëveshje politike, e cila garanton shumicën parlamentare, nga e cila del edhe kryetari i Kuvendit edhe qeveria. Këto ditë që kanë mbetur duhet të shfrytëzohen, nëse duan të ndërtojnë institucione kjo është rruga, çfarëdo zgjidhje parciale provokon situata tjera”.
Limaj tha se “situata tjera” janë zgjedhjet e parakohshme.
“Pra mbetesh në zgjidhje gjysmake që s’janë në interes të Kosovës, domethënë ne jemi të përkushtuar dhe të interesuar që Kosova t’i ketë institucionet sa më shpejt”./Express/