back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeMoti për të premten: Diell, vranësira dhe reshje lokale në pjesën e...

Moti për të premten: Diell, vranësira dhe reshje lokale në pjesën e dytë të ditës

Të ngjajshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të premten vendi ynë do të përfshihet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë orëve të para të ditës.

Në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të izoluara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 33°C, me vlera që do të jenë më të larta në rajonet jugore dhe perëndimore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë deri lokalisht e fortë, kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz