Po vazhdojnë pritjet e gjata për të dalë nga Kosova në pikat kufitare në Merdare, Muçibabë dhe të Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, në Mendare pritjet për të dalë nga Kosova po shkojnë deri në 4 orë, raporton IndeksOnline.
Pritjet deri 1 orë për ta lëshuar Kosovën po zgjasin edhe në pikën kufitare në Muçibanë.
Kurse të Dheu i Bardhë pritjet janë me të shkurta. Për të dalë nga vendi në këtë pikë duhet të prisni rreth 30 minuta.
Situatë shumë me e qetën po qëndron në pikat hyrëse të Kosovës.
3 deri 5 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në vendin tonë. /IndeksOnline/
Përditësimi i fundit është bërë në ora 23:31
